Informacione
Informacione
Gjithçka praktike që duhet të dini si prind.
Orari i sekretarisë
Sekretaria është e hapur nga e hëna në të premte, ora 08:00–16:00. Për takime me drejtorinë, ju lutem na kontaktoni paraprakisht.
Tarifat e shkollimit
Tarifa vjetore ndryshon sipas ciklit. Pagesa mund të kryhet me këste. Për informacion të detajuar kontaktoni sekretarinë.
Transporti
Shkolla ofron shërbim transporti me autobusë për disa zona të qytetit. Kontaktoni sekretarinë për linjat dhe oraret.
Mensa
Nxënësit mund të drekojnë në mensën e shkollës, me menu të balancuar që përgatitet çdo ditë në kuzhinën tonë.
Uniforma
Uniforma e shkollës është e detyrueshme për të gjithë nxënësit dhe mund të porositet pranë sekretarisë.